- January 31, 2025
- Posted by: admin
- Category: Uncategorized
Në Studion ”ACC GLOBAL FINCORP” sh.p.k., ne jemi të
përkushtuar ndaj standardeve më të larta të saktësisë
financiare dhe integritetit profesional në shërbim të klientëve
tanë. Ne kuptojmë se në një mjedis biznesi gjithnjë e më
kompleks dhe dinamik, informacioni financiar i saktë dhe i
rregullt është themeli i çdo vendimmarrjeje strategjike të
suksesshme.
Misioni ynë është të ofrojmë partneritet të besueshëm dhe
shërbime kontabiliteti, tatimore dhe këshillimore të nivelit më
të lartë, duke ndihmuar bizneset, investitorët dhe sipërmarrësit
të navigojnë me sukses kornizën ligjore dhe rregullatore.
Përmes aplikimit rigoroz të Standardeve Kombëtare dhe
Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe te Auditimit (SKK/SNK) si
dhe të zbatimit të përpiktë të legjislacionit tatimor në fuqi, ne
sigurojmë transparencë dhe pajtueshmëri të plotë për subjektet
që asistojmë.
Në “ACC GLOBAL FINCORP”, ne besojmë se inovacioni dhe
teknologjia janë kyçe për të rritur efiçencën ne profesionin tone.
Këtë synojmë ta realizojmë me anë të trajnimeve të
vazhdueshme në Fintech dhe të gjuhëve të programimit.
Investimi ynë i vazhdueshëm në trajnimin dhe zhvillimin
profesional si dhe pasioni për përhapjen e njohurive në fushën
e kontabilitetit dhe të auditimit na ka ndihmuar në rrugëtimin
tonë për tu licensuar edhe si qëndër formimi profesional , ku
tashmë studio jonë bërë shtëpia e mikpritjes së shumë
studenteve ndër vite.
Raport Transparence 2024