Periudha tranzitore për procesin e fiskalizimit 1 Janar – 31 Gusht

Të gjithë tatimpaguesit që do të përfshihen në Fiskalizim duhet të :

  1. Pajisen me çertifikatë elektronike nga AKSHI.
  2. Të sigurojnë lidhje të vazhdueshme interneti në vendin e lëshimit të faturave elektronike.
  3. Aksesojnë Platformën Qëndrore të Faturave duke përdorur kredencialet e aksesit në E-Albania.
  4. Të sigurojnë pajisje elektronike.

Tatimpaguesit e përfshirë në B2G

  1. Tatimpaguesi, përveç transaksioneve me ente publike kryen edhe transaksione të tjera : 
  • Të fiskalizojë faturën që lëshon për G (ent publik) nëpërmjet Platformës Selfcare ose Software.
  • Të fiskalizojë faturën që lëshon për B (në rastin e një biznesi të fiskalizuar) nëpërmjet SelfCare ose Software.
  • Të lëshojë faturë nga blloku i TVSH-së (ose bllok i thjesht) për B, për transaksione  JO CASH.
  • Të lëshojë faturë për transaksionet CASH.

a. Nëse transaksioni i CASH kryhet midis dy subjekteve, nuk lëshohet faturë nga blloku i faturave, pasi fatura ka kodin QR, dhe do të deklarohet në librin e shitjeve, duke vendosur si numër serial NIVF.

b. Nëse transaksioni CASH kryhet me blerës të panjohur C (konsumatorë finalë), shitja ditore përmblidhet me 1 faturë. Deklarimi në librin e Shitjeve do të përshkruhet si Shitje ditore.

2. Tatimpaguesi kryen transaksione vetëm me entet publike, pra lëshon vetëm fatura elektronike për entet publike.

  • Të lëshojë faturë nëpërmjet Portalit Selfcare ose Software dhe ta fiskalizojë atë.
  • Të deklarojë librin e shitjeve nëpërmjet e-filling, duke e upload atë si file excel, deri në periudhën Gusht 2021.

Afatet

Faza e dytë e Fiskalizimit zbatohet prej datës 1 Korrik 2021, dhe përfshin transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, detyrimin për lëshim të faturës elektronike dhe shkëmbimin e saj nëpërmjet Platformës Qëndrore të faturave.

Faza finale do të zbatohet për transaksionet me para në dorë prej datës 1 Shtator 2021.

Leave a Reply

how can we help you?

Contact us at the ACC Global FinCorp office or submit a business inquiry online.

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).