Krijimi i lehtësirave fiskale ndaj biznesit në kuadër të masave për përballimin e pasojave të COVID-19.
NJOFTIM !!!
Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 50, datë 06/04/2021 “Për krijimin e lehtësirave fiskale ndaj biznesit për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, njoftojmë subjektet e regjistruara në sistemin informatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për ndryshimet si më poshtë: “
- Përjashtimi nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill-shtator 2021, për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e bar, restoranteve dhe hoteleve të klasifikuara si biznes i vogël.
- Shtyrjen e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021.