Periudha tranzitore për procesin e fiskalizimit 1 Janar – 31 Gusht

Të gjithë tatimpaguesit që do të përfshihen në Fiskalizim duhet të :
- Pajisen me çertifikatë elektronike nga AKSHI.
- Të sigurojnë lidhje të vazhdueshme interneti në vendin e lëshimit të faturave elektronike.
- Aksesojnë Platformën Qëndrore të Faturave duke përdorur kredencialet e aksesit në E-Albania.
- Të sigurojnë pajisje elektronike.
Tatimpaguesit e përfshirë në B2G
- Tatimpaguesi, përveç transaksioneve me ente publike kryen edhe transaksione të tjera :
- Të fiskalizojë faturën që lëshon për G (ent publik) nëpërmjet Platformës Selfcare ose Software.
- Të fiskalizojë faturën që lëshon për B (në rastin e një biznesi të fiskalizuar) nëpërmjet SelfCare ose Software.
- Të lëshojë faturë nga blloku i TVSH-së (ose bllok i thjesht) për B, për transaksione JO CASH.
- Të lëshojë faturë për transaksionet CASH.
a. Nëse transaksioni i CASH kryhet midis dy subjekteve, nuk lëshohet faturë nga blloku i faturave, pasi fatura ka kodin QR, dhe do të deklarohet në librin e shitjeve, duke vendosur si numër serial NIVF.
b. Nëse transaksioni CASH kryhet me blerës të panjohur C (konsumatorë finalë), shitja ditore përmblidhet me 1 faturë. Deklarimi në librin e Shitjeve do të përshkruhet si Shitje ditore.
2. Tatimpaguesi kryen transaksione vetëm me entet publike, pra lëshon vetëm fatura elektronike për entet publike.
- Të lëshojë faturë nëpërmjet Portalit Selfcare ose Software dhe ta fiskalizojë atë.
- Të deklarojë librin e shitjeve nëpërmjet e-filling, duke e upload atë si file excel, deri në periudhën Gusht 2021.
Afatet
Faza e dytë e Fiskalizimit zbatohet prej datës 1 Korrik 2021, dhe përfshin transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, detyrimin për lëshim të faturës elektronike dhe shkëmbimin e saj nëpërmjet Platformës Qëndrore të faturave.
Faza finale do të zbatohet për transaksionet me para në dorë prej datës 1 Shtator 2021.
Contact us at the ACC Global FinCorp office or submit a business inquiry online.